Thaçi: Më shumë njohje për Kosovën

Qeveria e Kosovës po angazhohet vazhdimisht për më shumë njohje, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë.Sipas tij, njohja e fundit nga Panamaja është rezultat i diplomacisë kosovare në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. "Jemi të sigurt se njohja e Kosovës do të vazhdojë me ritme të përshpejtuara, kjo edhe falë rilit të ndërkombëtarëve", u shpreh ai. Ai ka premtuar se do të bëhet shumë shpejt publik raporti i punës njëvjeçare të qeverisë. Sipas Thaçit, ekzekutivi është i hapur për debat rreth këtij raporti në Kuvendin e Kosovës.