Caldura, eksperiment me Shqipërinë e para ‘90-s
Suela Furriku
Shënohet hera e parë në historinë e Edicionit të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore, që një kurator i huaj nëpërmjet kërkimeve 6-javore do të mbledhë një punë artistike për ekspozitën ndërkombëtare “Onufri”. Drejtimin kuratorial të edicionit XV të “Onufrit”, Këshilli Organizativ vendosi t’ia besojë italianit Ricardo Caldura, një prej personaliteteve të njohur artistike në Itali. “Risia e kësaj ngjarjeje është fakti që për herë të parë gjatë këtyre 15 vitesh do të jetë një kurator i huaj, ai që do të na vërë në dukje problematikat dhe dinamikat e zhvillimet që ka skena e artit në Shqipëri dhe për këtë mendoj se do të jetë një nga projektet më të mira të ndërmarra”, - shprehet drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima. Ai tregon se kësaj here nuk do të ketë një temë të paracaktuar, ashtu siç ka ndodhur vitet e kaluara, në konkursin “Onufri”, por do të jetë një kërkim disajavor për hapjen e ekspozitës finalizuese në muajin dhjetor. Ndërkohë që kuratori i ardhur nga Italia, Ricardo Caldura, tha se ky edicion i çmimit të “Onufrit” është shumë i rëndësishëm dhe për këtë ka detyrime të veçanta, meqenëse këtë radhë nuk ka një temë të caktuar, por një kërkim në artin shqiptar. Procesin e tij të punës përgjatë këtij intervali kohor ai e ndan në disa çështje. “Së pari është vëzhgimi midis marrëdhënieve të mediave të reja dhe aftësinë për të vëzhguar realitetin social në Shqipëri. Duhet kuptuar se cilat janë linjat artistike para viteve ’90 në vendin tuaj, por dhe si këto disiplina artistike mund të jenë në vazhdimësi në ditët e sotme”, - thotë kuratori italian, Ricardo Caldura, duke shtuar se “mendoj se historia e artit në Shqipëri është me një mungesë të disa segmenteve të rëndësishme si p.sh., prodhimi i ikonave deri në vitin 1900 dhe më pas në vitin 1947, piktura të regjimit të kaluar. Unë shikoj ikonografinë, jetën sociale në Shqipëri. Arti kontemporan shqiptar mund të zhvillohet dhe si fillimi i ri që arrin të shikojë dhe të kaluarën”.
Gjithashtu, Caldura tregon se nuk është hera e parë që vjen në Shqipëri, duke kontaktuar me artistët shqiptarë, pasi e ka vizituar vendin tonë edhe tri herë të tjera. Ai mban postin e Docentit për Fenomenologjinë e Arteve Bashkëkohore në Akademinë e Arteve të Bukura të Venecias dhe është drejtor i Galerisë Bashkiake “Galleria Contemporanee” të Venecias. Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Vizive “Onufri” vendosi që edicioni XV i kësaj ekspozite të hapet më datë 18 dhjetor 2008 në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë dhe do të qëndrojë hapur për gjashtë javë të plota kalendarike, deri më datë 29 janar 2009.
Procesi i këtij projekti do të prezantojë edhe listën përfundimtare të artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion, çmimin “Onufri”, i cili këtë vit do të gjykohet nga një juri ndërkombëtare.