Cambiasso: Sekreti ynë, forca e grupit

www.albania-sport.com - Esteban Cambiasso komenton për “Inter Channel” fitoren e madhe të Inter ndaj Barcelonës: “Pamë forcën e këtij gruoi. Nuk mund të fitosh kundër një skuadre të tillë nëse nuk është kontributi maksimal i të gjithëve, i të gjithë grupit: jemi të kënaqur, të qetë, të lumtur, por mungon akoma pjesa e dytë. Por megjithatë u treguam të zotë, me golin e shpejt mund të shkonim më keq, por përkundrazi reaguam dhe fituam 3-1, kundër Barcelonës, nuk është një gjë që shihet për ditë. Ata kanë shumë kualitet, por ne ia dolëm të shkatërronim lojën e tyre dhe të ndërtonim tonë. Jemi me këmbë në tokë, por kemi një ëndërr... Dhe tani kokën në kampionat, duhet të mundim Atalantën”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili