Cambiasso me Stramaccionin

Esteban Cambiasso ka insistuar se trajneri Andrea Stramaccioni ka përkrahjen e plotë të skuadrës së Interit.
Nerazzurrët kanë dëshpëruar në javët e para të sezonit të ri në Serie A dhe të dielën u mposhtën 2-0 në shtëpi nga Siena. Megjithatë, Cambiasso ka theksuar se Stramaccioni nuk ka faj për rezultatet dëshpëruese.
“Ne jemi të bashkuar. Jemi me trajnerin tonë i cili është duke u munduar të nxjerr më të mirën nga ekipi, njësoj sikurse ne”, deklaroi Cambiasso për uebfaqen zyrtare të Interit. Pas katër xhirosh në Serie A, Interi ka tubuar gjashtë pikë.