E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camerata e Tiranës , Jean Ferrandis: Me tingujt e flautit, ju sjell Vivaldin

Koncerti në skenën e Akademisë së Arteve sjell një tjetër muzikant të njohur francez
Vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Grieg, Bach, dhe Vivaldi, do të vijnë sonte në koncertin e radhës me muzikantët e Cameratës së Tiranës. Koncerti i cili do të zhvillohet në Akademinë e Arteve, do të ketë të ftuar dhe një prej flautistëve më të njohur francezë Jean Ferrandis. Ai do të interpretojë në sezonin artistik 2009 të Camerata Tiranës. Në konferencën për shtyp flautisti francez Ferrandis që në fillim u shpreh se është i lumtur që ndodhet në vendin tonë dhe se dëshira e tij është që të dijë sa më shumë për këtë vend, por më shumë për muzikën. Për mua është një kënaqësi që ndodhem sot në vendin tuaj që në fillim dua të them se njihja shumë artistë shqiptarë dhe sot po më jepet mundësia të njoh për herë të parë edhe Shqipërinë, cilësoi Jean Ferrandis. Por historia e tij në lidhje me zgjedhjen që ai ka bërë për të qenë një muzikant është e veçantë,për të cilën ai tregon se: Prindërit e mi ishin njerëz të thjeshtë. Vëllai im, një dirigjent i njohur luante në piano, dhe më kujtohet që nëna ime më tha në atë kohë që nëse edhe unë do të zgjidhja një instrument, ai të ishte i vogël, pra që të mos zinte shumë vend. Dhe unë zgjodha flautin. Pra, në këtë drejtim dua të them se ka qenë instrumenti ai që më ka zgjedhur mua. Jean Ferrandis është njëkohësisht edhe një dirigjent i njohur dhe pyetjes se ku ai e shikon më shumë veten e vet i është përgjigjur para gazetarëve se mbi të gjitha ai është një muzikant dhe që të dyja janë po kaq të rëndësishme për të. I pranishëm gjithashtu në këtë konferencë ishte edhe drejtori artistik i Camerata Tirana Arben Skënderi, i cili u  shpreh se: "është e rëndësishme pjesëmarrja e këtij solisti të njohur në vendin tonë". Larmishmëria e tingujve dhe pjesëve të zgjedhura ishte një ndër pikat më të veçanta të koncertit. Kështu koncerti filloi me një kompozitor të njohur spanjoll dhe me një histori tepër të interesante me lutjen e toreadorit. Kam zgjedhur për të filluar gjithçka këtë pjesë e cila ka të bëjë me lutjen që bën toreadori para se të hyjë në arenë. Më pas koncerti vijon me të tjerë tinguj të kompozitorëve të njohur si Bah, Vivaldi, e kështu me radhë. Kam zgjedhur që programi të kishte pjesë të ndryshme me qëllimin e vetëm që publiku të dëgjojë ngjyra të ndryshme, universe të ndryshme. Do të doja që njerëzit të udhëtonin së bashku me mua, shprehet artisti Jean Ferrandis. Ai shprehet se është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe do të donte që të kishte mundësinë të dëgjonte muzikë shqiptare dhe të njihte njëkohësisht kompozitorë shqiptarë. Orkestra e Dhomës së Tiranës e njohur si Camerata Tiranës bashkë me Jean Ferrandis, do të sjellë në skenën shqiptare një mbrëmje koncertore, ku pritet të evidentohet magjia e flautit si dhe vlerat si dirigjent i orkestrës përmes veprave të kompozitorëve të njohur të klasicizmit. Koncerti i sotëm, është vijim i sezonit koncertor artistik 2009 të Camerata Tiranës, një bashkëpunim i frytshëm i shoqatës kulturore Franko-Shqiptare ARTEMA, në partneritet me Ministrinë e Kulturës. Në programin e koncertit janë parashikuar të interpretohen pjesë nga kompozitorët si E.Grieg me suite Holberg, J.S.Bach me "Koncert për flaut e orkestër në Mi minor", "Suite në Si minor" për flaut dhe orkestër, si dhe një pjesë të kompozitorit Vivaldi me La notte. Jean Ferrandis sapo ka përfunduar regjistrimin e një CD, vlerësuar nga kritika me çmim, me vepra të Carl Philipe Emmanuel Bach. Projektet e shoqatës Artema kanë në thelb një mision në Shqipëri. Jo vetëm të promovojnë jetën artistike shqiptare duke mbështetur në mënyrë të veçante të rinjtë e talentuar si pjesë aktive të saj, por edhe ballafaqimin e tyre me standardet artistike Evropiane në çdo projekt të ndërmarrë nga ArtemaShqipëri, që është në bashkëpunim me artist dhe institucione artistike të huaja. Artema -Shqipëri, me Cameratën e Tiranës, do të jetë pjesë aktive e sezonit artistik 2009. Ky sezon artistik ka për synim të bëjë të mundur vënien në skenë, të koncerteve me solistë të mirënjohur, kryesisht të huaj dhe shqiptar. Gjallërimi i jetës kulturore shqiptare, duke u motivuar nga dëshira dhe ambicia për ti propozuar publikut  koncerte me kualitet sa më të lartë.  

**************************************
Të dhëna mbi jetën e flautistit
Rastësisht ai u bë flautist, por asnjë instrument nuk do të ishte bëre zëvendësues. Ka lindur për të qenë muzikant ashtu sikurse disa kanë lindur biond dhe disa brun. Jean Ferrandis i duheshe vetëm një instrument për të shprehur vetveten. Por pse Flauti ? Po pse joNuk ishte flauti në vetvete që i interesonte, violina ose piano nuk do ta kishin bërë më mirë! Mbasi ka marrë çmimin e parë në konservatorin Nacional Superior të Muzikës në Lyon,ne klasen e Maxence Larrieu, Jean Ferrandis është primuar në konkursin e  Maria Canals, në Barcelonë, në konkursin e Mynich,  në konkursin e festivalit të pranverës në Pragë dhe si finalist koncertit artistik në New Yourk për të rinjtë. Flauti duket sikur e tërheq atë së tepërmi, por gjithësesi ai nuk e merr atë seriozisht. Jean Ferrandis ka Lujatur më pas me Leonard Bernstein. Pa një karrierë tjetër, plan se sa ajo që ta lërë veten e tij që të kujdeset nga vetë jeta, miqësia dhe dëshirë e tij për të bërë mungesë, Jean Ferrandis udhëton  shumë. Ai udhëton në Rusi, në USA, në Japoni, ose në Kore, ai jep koncerte dhe kështu që ai udhëton shumë. Ai ka luajtur në shumë prej sallave më madhështore në koncerteve shumë prestigjioze si në hollin e Londrës, La Fenice in Venice, Hamariku në Tokio dhe Në Teatrin  Elysees nz Paris. Gjatë performacës së tij artistike, ai ka zgjedhur instrumentistë të harqeve të luajnë me të si :Jean Philippe Collard, Henri Demart quette, quartet GAUDI, Ivry Gitlis, Jean Marc Luisada, Emile Naoumoff, Marielle Nordmann, Gerard Poulet, Carolin Sageman, Dominique de Ëillincourte, Michel Michalakakos. Në shkollën superiore të muzikës, ai ka mësuar artin e të jetuarit nëpërmjet Muzikës Që prej disa vitesh, ai drejton rregullisht, orkestrën e Saint Petersburg Camerata.   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›