Nderim viktimave të sistemit komunist Krimet e diktaturës, fluks vizitorësh në ekspozitë

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar ka ngjallur interesin e publikut
Rënia e simboleve të komunizmit në Shqipëri, në 20 shkurt të vitit 1991 u përkujtua me hapjen e ekspozitës Nderim viktimave të sistemit komunist, në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita solli për të pranishmit një pjesë të vuajtjeve të regjimit komunist, të cilat sollën edhe një herë në memorie ato ngjarje tragjike të viteve të diktaturës. Ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist, përmban fakte dhe dëshmi të krimeve që janë kryere për periudhën kohore të viteve 1943-90 në vendin tonë. Nga punonjësit e muzeut mësohet se, që nga dita hapjes dhe në vijim ajo ka pasur me qindra vizitorë në ditë, të cilët për herë të parë kanë parë të publikuar në një ekspozitë materiale dhe fakte të panjohura më parë mbi krimet e diktaturës në vendin tonë. Ekspozita në ditët e para arrinte në rreth 500 vizitorë dita, ndërsa këto ditë ajo mund të vizitohet në mbi 300 vizitorë në ditë. Janë të shumtë njerëzit që vijnë dhe i shikojnë materialet që ajo përmban. Interesi për këtë ekspozitë ka qenë jashtëzakonisht i madh. Kurrë më parë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar nuk janë parë kaq shumë vizitorë, tregon një prej punonjësve të muzeut e cila këto ditë qëndron pranë ekspozitës në fjalë. Sipas saj kanë qenë shumë shkolla të mesme të Tiranës, që këto ditë kanë ardhur për të vizituar ekspozitën Në nderim të viktimave të sistemit komunist. Në qendër të ekspozitës është një instalacion i përbërë nga një gardh me tela me gjemba 15-metra i gjatë dhe 3-metra i lartë. Sipas organizatorëve ky ishte një simbol për të kujtuar vuajtjet e mijëra shqiptarëve që vuajtën në burgjet dhe kampet e punës gjatë kohës së diktaturës. Rreth instilacionit janë printime të fotografive origjinale bardhë e zi, të cilat sillnin përpara të pranishmëve fakte nga skenat më rrëqethëse të kohës së komunizmit në vendin tonë. Të gjitha këto shoqërohen me pamje filmike, të cilat shfaqin momente të dhunës dhe krimeve të kryera gjatë gjithë periudhës së diktaturës. Ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist përmban fakte dhe dëshmi të krimeve të komunizmit, që fillojnë që në vitin 1943, shtypjen e mendimit të lirë, vrasjet masive dhe djegiet, asgjësimi i intelektualëve dhe torturat makabre të armiqve të popullit, por gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite janë dhe vrasjet në kufi në vitet 1988-89-90. Fondi i ekspozitës Nderim viktimave të sistemit komunist do të integrohet dhe do të jetë bërthama e një pavijoni të përhershëm në Muzeun Historik Kombëtar, për tu transferuar në një muze të ardhshëm. Ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist përmban materiale, të cilat janë marrë nga arkiva të institucioneve të ndryshme. Për realizimin e kësaj ekspozite kontribuuan Agjencia Telegrafike Shqiptare, Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi Ministrisë së Brendshme, Arkivi i Filmit Dokumentar të televizionit Shqiptar, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Instituti Përndjekurve Politikë, Komiteti Kulteve, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu Historik Kombëtar, Qendra e Studimeve Albanologjike, etj. Për fondin e saj ka punuar një grup pune i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, por dhe historianë si dhe njerëz të artit. *****************************************
Nga statistikat e publikuara nga Ministria e Kulturës gjithsej të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit numërohen 6535 viktima. Prej tyre numërohen klerikë katolikë 120 persona, myslimanë 60 persona, bektashinj 83 persona, ortodoksë 39 persona. Por gjatë viteve të komunizmit u shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, prej të cilave 740 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, 530 teqe e tyrbe.
Last Updated on Friday, 27 February 2009 22:38