E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu gjyqatërve në Korçë: Kujdes me etikën

Gjykatat në vend kanë dy standarte, madje dhe me problematika, por ne do ta përmirësojmë dukshëm këtë realitet. Kështu e ka komentuar situatën në gjyqësorin shqiptar nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, i cili ka qënë prezent në qytetin e Korçës. Në analizën e vitit të kaluar të Gjykatës së Shkallës së Parë por dhe asaj të Apelit në juglindje, Spahiu ka dëgjuar shifrat zyrtare të ecurië së proceseve respektivisht nga kryetari i gjykatës së shkallës së parë, Admir Belishta dhe kryetarja e gjykatës së Apelit, Entela Prifti, ndërsa ka kërkuar standartizimin e gjyqësorit si e vetmja rugë për të sjellë një realitet të ri në të. Numri dy i KLD ka folur para gjyqtarëve për standartet e gjykatave në vend, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra, duke nisur nga ato që kanë një infrastrukturë bashkëkohore, por dhe ato ku në disa mini-dhoma kryejnë proçeset, për të vazhduar dhe me ato gjykata ku proçeset zhvillohen me dyer të mbyllura dhe ato ku gjthçka kryhet në mënyrë të hapur. Për Kreshnik Spahiun, gjykata e Korçës në të dyja shkallët e saj ka arritje pozitive, por ka kërkuar që puna të mos ndalet. Sipas tij, përveç dy standarteve që gjen në realitetin gjyqësor shqiptar ka kërkuar etikën e gjyqtarëve në raport jo vetëm me palët, për të patur më solemnitet që është i domosdoshëm për gjyqësorin. Në Korçë, Spahiu ka dëgjuar shqetësimin e ngritur nga gjyqtarët për listën e gjatë të të ndaluarve për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit ku gjatë vitit të kaluar janë regjistuar 169 raste, prej të cilave janë dhënë 33 vendime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›