Kënga lirike qytetare, me zërin e Teuta Koços
Stina koncretore e Orkestrës Simfonike solli në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit koncertin e radhës me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë. Një program i larmishëm u prezantua para publikut, i cili ishte i ndërthurur me veprat e kompozitorëve të njohur si: Shtraus, Donizetti, etj. Në këtë mbrëmje koncertore nuk munguan dhe vepra të autorëve të njohur shqiptarë, por dhe këngë lirike qytetare si: Bilbil o i mjeri bilbil, Dola në penxhere, apo dhe As aman trëndafil çelës etj.
E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte se Orkestra Simfonike u dirigjua nga emri i talentuar Eno Koço, ndërsa si soliste ishte Teuta Koço. Programi i ndërtuar mbi vepra vokale u kënduan nga sopranoja Koço. Duke u afruar më në kohë në program u përfshinë dhe pjesë nga kompozitorët e njohur amerikanë Loeonard Berstein. Uvertura nga opera Candie është një nga veprat më të ekzekutuara orkestrale të kompozitorëve amerikanë të shekullit të XX dhe zë vend të rëndësishëm në repertorin e përbotshëm orkestral. Ndërkohë që këtë koncert e dirigjoi Eno Koço, një talent në fushën e muzikës, i cili ka marrë shumë vlerësime në fushën e muzikës. Dirigjenti korçar Eno Koço është cilësuar si legjenda e gjallë e botës muzikore shqiptare. I ati ishte bariton, ndërsa e ëma soprano lirike, Artiste e Popullit. Në moshën 7 vjeçare nisi të studiojë violinë në Liceun Artistik të Tiranës, më vonë në Leningrad, përpara se të diplomohej në ILA të Tiranës, më 1966. Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, një vit më vonë emërohet dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve të Festivaleve në Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne në Kosovë (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt (1986) dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos (1989). Mbrojti doktoratën me temën "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930". Në vitin 1984, Eno Koço dekorohet me titullin Artist i Merituar, nga shtetit shqiptar.