E Diel, 1 Nëntor 2026

Cameron: Britania nuk mund ta shpëtojë Greqinë nga kriza

LONDËR- Kryeministri britanik, David Cameron konfirmoi sot se Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë në shpëtimin e Greqisë nëpërmjet kredive nga BE apo dypalëshe duke theksuar se zona euro duhet t'i zgjidhë vetë problemet e saj.

"Ne mendojmë se Mekanizmi Evropian për Stabilitetin Financiar (MESF, një shumë nga kredia e siguruar nga vendet e BE-së dhe përdorur në kuadër të shpëtimit të Irlandës dhe Portugalisë) nuk duhet përdorur për t'i ardhur në ndihmë Greqisë'', konfirmoi kryeministri britanik në një konferencë shtypi në Downing Street.

Ai e justifikoi këë refuzim nga fakti, që sipas tij, zona euro duhet t'i zgjidhë vetë problemet e saj.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›