Dibër, plagos 23-vjeçarin, pranga 21-vjeçarit

Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetes dhe lirisë së personit në Dibër në bashkepunim me shërbimet e komisariatit të policisë Bulqizë, kanë berë të mundur kapjen dhe me pas ndalimin e shtetasit të shpallur në kerkim Blerim Bici, 21 vjeç. Ndalimi i tij është bërë për konsumim të veprave penale të "Plagosjes së rende me dashje" dhe "Mbajtjes pa leje të armeve të ftohta”.
Diten e djeshme tek vendi i quajtur "Ura e Çerenecit" në rrethin e Bulqizes, për motive të dobeta ai ka plagosur rendë shtetasin Alton Neziri, 23 vjeç nga fshati Strikçan, komuna Zerqan të rrethit Bulqizë.
Pas plagosjes i demtuari Alton Neziri ka arritur të hipë në një mikrobus dhe me të mbrritur në spitalin e Peshkopisë ka humbur ndjenjat.
Me të marrë ndihmen e parë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopise është derguar per në QSUT për një ndihme me të specializuar, pasi gjëndja e tij shendetësore paraqitej e rëndë.