Shkup, vendoset përmendorja e debatuar e Aleksandrit të Madh
SHKUP- Në prani të një numri të madh qytetarësh, kryetari i bashkisë së Shkupit Koce Trajanovski dhe autores së projektit Valentina Stefanovska, sot paradite u vendos në bazament, në shatërvanin në sheshin ‘Maqedonia’, skulptura shume e debatuar e pagëzuar me emrin‘Ushtari mbi kalë’.
‘Ushtari mbi kalë do të mbetet në trashëgiminë e Maqedonisë për të gjithë brezat',- deklaroi Stefanovska.
Skulptura është e lartë rreth 13 metra dhe e punuar në bronz.
'Ushtari mbi kalë' është emri zyrtar i kësaj skulpture për të mënjanuar kundërshtitë greke, pasi të gjitha karakteristikat e saj lidhen me emrin e Aleksandrit të Madh, luftëtari i famshëm i antikitetit, origjina e të cilit pretendohet nga të dyja vendet.
Autoritetet greke kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj skulpture në qendër të Shkupit.
(e.m/ata/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkup, vendoset përmendorja e debatuar e Aleksandrit të Madh