E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe policia në misionet paqeruajtëse

Shqipëria nuk do të ketë vetëm trupat komando në misionet paqëruajtese jashtë vendit. Me projektligjin e ri të miratuar në parim në komisionin e sigurisë edhe uniformat blu tashmë do të jenë pjesë e ketyre misioneve duke përfaqësuar më së mirë shtetin shqiptar.

Në komisionin e sigurisë përfaqësuesja e Ministrisë së Brendshme ka treguar me detaje se cilat do të jenë detyrat e punonjësve të policisë së shtetit në këto misione dhe pjesë të projektligjit për pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit në misione paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit.
Ndërkohë që në këtë komision është miratuar edhe projektligji për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›