Cameron: Islami s`ka lidhje me ekstremizmin

Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se Islami të mos ngatërrohet me ekstremizmin. Gjatë një vizite në Xhakarta të Indonezisë Cameron deklaroi se ky vend duhet të mbahet si vendi shembull ku feja dhe demokracia mund të lulëzojnë së bashku.
Sipas tij Indonezia duhet të mbahet si një shembull për kombet e tjera myslimane, sidomos për ato të përfshira nga Pranvera Arabe.
Gjatë një fjalimi në universitetin Al Azhar, Cameron tha se në një dekadë Indonezia ka nisur një transformim të madh nga diktatura në demokraci, hap këtë që e kanë hedhur edhe vende të tjera, përfshirë Britaninë shekuj më parë.
Në kuadër të turit në Azi, kreu i qeverisë britanike do të vizitojë edhe Malajzinë, Singaporin dhe Birmaninë, ku së fundmi u mbajtën zgjedhjet parlamentare.