E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedofili, më i kërkuari i FBI-së

Një pedofil i dyshuar ka zëvendësuar Osama bin Ladenin në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

Erik Xhastin Toth, 30 vjeçar, një mësues i një shkolle fillore private akuzohet për pornografi me fëmijë. Ai është në arrati që nga viti 2008.

FBI e ka shtuar tashmë në listën e njerëzve më të kërkuar, duke ofruar 100 mijë dollarë shpërblim për informacionet që do të çonin në arrestimin e tij.

Themeluesi i Al Kaidës Osama bin Laden ka qenë njëri nga terroristët më të kërkuar në botë, para se të vritej në muajin maj 2011 nga forcat speciale amerikane në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›