Cameron Presidenti Bamir Topi garant i shtetit ligjor
Nje mesazh shume i fuqishem ka ardhur nga nje prej kancelarive me te fuqishme te botes dhe konkretisht nga zyrtari kryesor i saj. Behet fjale per Kryeministrin e Mbreterise se Bashkuar David Cameron i cili ka takuar dje ne kryeqytetin britanik-Londer kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi. Ne takimin e nivelit te larte dypalesh ne qendren e axhendes ishin kontributi i Shqiperise ne Afganistan lufta kunder terrorizmit nderkombetar situata politike ne vend dhe politika e jashtme. Kryeministri i Mbreterise se Bashkuar Cameron premtoi thellimin dhe forcimin e marredhenieve dypaleshe si dhe vleresoi rolin e rendesishem e moderator te Presidentit Topi per sa i perket konsolidimit te shtetit ligjor te rritjes se paanshmerise dhe pavaresise se sistemit ligjor ne Shqiperi si dhe kontributin e tij personal e institucional ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. Presidenti Topi vuri ne dukje se bashkepunimi ne te gjitha nivelet mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar paraqitet i konsoliduar dhe i karakterizuar nga vullneti dypalesh drejt zgjerimit dhe forcimit te metejshem te tij. Kryetari i Shtetit vuri ne dukje disa prej arritjeve te politikes sone te jashtme duke nenvizuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe ne miratimin nga ana e Parlamentit Europian te raportit per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Gjate takimit Presidenti Topi garantoi se Shqiperia do te kontribuoje me seriozitet ne ceshtjet e sigurise rajonale dhe globale. Kjo eshte nje ngjarje e madhe nje hap teper i rendesishem per te ardhmen europiane te Shqiperise dhe realizimin e nje aspirate madhore te qytetareve shqiptare te cileve u takon merita per kete ashtu si dhe politikes institucioneve shqiptare por edhe te gjithe partnereve tane nderkombetare qe na kane mbeshtetur ne kete rrugetim u shpreh Presidenti Topi. Gjate bashkebisedimit dy personalitetet e larta nenvizuan rendesine e ketij takimi ne kuader te zhvillimit te marredhenieve te shkelqyera tradicionale qe ekzistojne mes dy vendeve. Presidenti Bamir Topi shoqerohej ne kete takim zyrtar nga Zonja e Pare Teuta Topi. Gjate takimit me Kryeministrin britanik Presidenti Topi ka vleresuar mbeshtetjen e jashtezakonshme ne permbushjen me sukses te aspiratave integruese dhe bashkepunimin nderparlamentar midis dy vendeve.
Vizita e Presidentit do te zgjase deri me pese nentor. Kryetari i Shtetit pritet te zhvilloje takime me Kryetaren e Dhomes se Lordeve Baroneshen Helen Hayman e cila para pak kohesh ishte ne Shqiperi me ftese te kryeparlamentares Jozefina Topalli. Kreu i shtetit u takua dje me ministrin e Puneve te Jashtme per Europen David Lidington dhe kryetarin e grupit mbareparlamentar te Parlamentit britanik Marc Pritchard. Presidenti i Republikes gjate vizites ne Mbreterine e Bashkuar do te udhetoje per ne Oksford ku do te pritet dhe do te zhvilloje nje takim me Presidentin e Oxford Union James Cingston i cili i ka derguar edhe ftesen zyrtare Presidentit Bamir Topi. Ne axhenden e Presidentit Topi per kete dite parashikohet dhe mbajtja ne Oxford Union e nje leksioni me teme Situata ne rajonin e Ballkanit dhe roli i Shqiperise ne rajon. Gjate qendrimit ne Mbreterine e Bashkuar Presidenti Topi do te takohet gjithashtu me Presidentin e BERZH-it Tomas Mirov dhe me drejtuesin dhe themeluesin e revistes First Rupert Gudmen nderkohe qe pritet dhe nje interviste e Presidentit per BBC-ne ne seksionin shqip.