E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton listat shumëemërore të 16 partive politike

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme miratoi listat shumëemërore të 16 partive politike, të cilat ishin kthyer nga KQZ për plotësim. 

KQZ në zbatim të nenit 67, pika 6, të Kodit Zgjedhor, vendosi të gjobisë me 8 milionë lekë Partinë Popullore Kristian Demokrate për mosplotësim të kriterit të gjinisë për tetë zona zgjedhore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë dhe Dibër. Ky akt u miratua me 4 vota pro. 

Gjithashtu, KQZ vendosi të mosregjistrojë znj. Laureta Gjoni, si kandidate e propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013”. Nga verifikimi i kryer nga administata e KQZ-së, rezultoi se të gjitha fotokopjet e letërnjoftimeve të zgjedhësve mbështetës, nuk janë të nënshkruara prej tyre, fakt i cili bën që të gjitha nënshkrimet mbështetëse të kërkesës vlerësohen si të parregullta. Ky akt u miratua me 4 vota pro. 

KQZ vendosi të rrëzojë edhe kërkesën e shoqatës “Albania Life Quality Union” (ALQU) për akreditimin e 120 vëzhguesve afatgjatë dhe 102 vëzhguesve afatshkurtër, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit. 

KQZ vendosi mosmiratimin e kërkesës pasi rezulton se President i Shoqatës “Albania Life Quality Union” është z. Edmond Stojku, i cili njëkohësisht është edhe kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Tiranës, fakt ky i cili bie ndesh me dispozitat e parashikuara në Kodit Zgjedhor për akreditimin e vëzhguesve, konkretisht me nenin 6 dhe 7 të Kodit Zgjedhor.

Lista e partive politike që u shqyrtuan në mbledhjen e sotme.

Subjektet zgjedhore
1. Partia Social Punëtore (u miratua)

2. Partia Lëvizja Demokratike për ndryshim (u miratua)

3. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (u miratua)

4. Partia Uniteti Kombëtar (u miratua)

5. Partia Lëvizja Shqipëria e Re (u miratua)

6. Partia Ardhmëria Shqiptare (u miratua)

7. Partia Arbnore Kombëtare (u miratua)

8. Partia e Gjelbërt (u miratua)

9. Partia Komuniste (u miratua)

10. Partia Ligj dhe Drejtësi (u miratua)

11. Partia Konservatore (u miratua)

12. Partia Lëvizje për Drejtësi e Shqipëtarëve  (u miratua)

13. Partia Pajtimi Kombëtar (u miratua)

14. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë (u miratua)

15. Kandidat i mbështetur nga Zgjedhësit, Laureta Gjoni (u rrezua)

16. Partia mendimi i Djathtë Liberal (u miratua)

17. Partia Popullore kristian Demokrate (u miratua)
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›