Dashamirës të birrës, ofrohet puna më speciale për ju
LONDER-E pra ndodh edhe kështu, një punë e bukur për pijanecët, apo si e quajnë ata veten, pijedashësit. Një specializim shumë i veçantë dhe interesant ofrohet për konsumatorët e birrës.
Nëse jeni dashamirës së ‘bjondes’ më të famshme, ky është rasti për të dhënë frutet e eksperiencës suaj të gjatë me birrën.
Nëse e çmoni birrën dhe kjo nuk ka nevojë të vihet me bast, nëse jeni në kërkim të një pune, duket se dikush është tepër i interesuar për një konkurs shumë të veçantë pune me kritere tepër të veçanta. Në një sajt në ueb, të specializuar mbi reklamat dhe ofertat e punës, vjen një njoftim tepër origjinal, që fitoi simpatinë e interesin e shumë personave.
Nuk dihet ende nëse është një njoftim i rremë, sic ndodh shpesh në rrjete sociale, por oferta duket serioze, 8 paund ora, dhe plus që punonjësi do pijë birra sa të kënaqet.
Thuhet se AAA është ofertuesi i vendit të punës.
Por të dashur konsumatorë shqiptarë të birrës, për ju do jetë paska e vështirë, sepse tregu që e ofron këtë punë është në Angli. Ndaj nëse mund të merrni avionin dhe të shkoni deri në Sir Hammond, dhe të dëshmoni se jeni pijanec i madh i birrës, keni CV për këtë punë, jeni etiketuar profesionist madje. Nëse i keni të gjitha këto, ju pranoheni direkt!
Nuk e dimë nëse vendi është zënë, apo është ende i lirë, por ofruesi i punës kishte harruar një detaj të vogël, nëse sëmureni nga mëlçia, a do mund të mbulojë shpenzimet e mjekimit kjo lloj pune?! Ndaj mendohuni dhe njëherë.
(d.b/BalkanWeb)