E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, Rama takim me Tony Blair: Partneri jonë pas 23 qershorit

Edi-Rama-meets-Tony-Blair2-Londër- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Londër, ndërsa ëhstë takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Sipas zyrës së shtypit të PS-së, ata biseduan mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Një temë e rëndësishme e bisedës ishte propozimi i Partisë Socialiste për taksimin e ndershëm, si dhe sistemin universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.

Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një Rilindje Shqiptare. Me Toni Blerin dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare, u shpreh pas takimit kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

Thithja e investimeve të huaja në Shqipëri, nxitja e turizmit dhe projektet e bashkëpunimit rajonal në kuadër të proceseve integruese ishin gjithashtu tema me interes të bisedës mes zotit Rama dhe Blair. Rama kërkoi mbështetjen e zotit Blair dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me nga ish-kryeministri britanik. Do të jem shumë i lumtur tju ndihmoj ju, vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes,- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›