Cameron do jetë kryeministri i Britanisë
Pas pesë ditë bisedimesh intensive të partive politike, Britania e Madhe do të ketë një qeveri koalicioni të drejtuar nga lideri konservatorëve David Cameron duke i dhënë fund qeverisjes 13-vjeçare të laburistëve. Cameron është konfirmuar edhe nga mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabeta.
Negociatorët konservatorë dhe liberal demokratë duket se kanë arritur mes tyre një marrëveshje të cilësuar historike, për të formuar një qeveri koalicioni ku zv/kryeministër pritet të jetë Nick Clegg, udhëheqësi Liberal-Demokratëve.
Por janë organet e larta drejtuese të dy partive sëbashku me deputetët ata të cilët do të thonë fjalën e fundit për të miratuar ç'farë është rënë dakort mes negociatorëve.