Bllokimi i akseve nga protestat, Policia: Vepruam sipas ligjit
TIRANE-Policia e Shtetit ka reaguar sot ndaj protestave të mbështetësve të PS nëpër akset rrugore nacionale. Zëdhënsja e Policisë së Shtetit njoftoi sot se “policia veproi sot e detyruar ndaj bllokimit 7-10 minutësh që iu bënë disa akseve rrugore në vend nga një numër i kufizuar personash”.
“Bllokimi i akseve nacionale me qëllim përbën vepër penale që në bazë të kodit penal dënohet me gjobë deri në 3 vjet burg”, thuhet në njoftimin për sthyp të policisë.
Policia e Shtetit thekson se sot ndaj protestuesve u morën masat e duhura sipas ligjit me qëllim hapjen e akseve rrugore dhe lirimin e trafikut si dhe lajmeroi ndjekje penale ndaj organizuesve te ketyre protestave.
(d.b/BalkanWeb)