Mlladenov:Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Momenti i njohjes i pavarësisë së Kosovës nga Bullgaria ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Kështu është shprehur presidenti Fatmir Sejdiu në takimin me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Mlladenov.
Duke folur për bashkëpunimin midis dy shteteve, Sejdiu tha se fakti që Kosova dhe Bullgaria janë shumë afër fizikisht, mundëson lëvizjet e qytetarëve dhe bashkëpunimin e bizneseve. Ai theksoi se Kosova ka ende probleme ekonomike dhe sociale, por është e përkushtuar për t'i tejkaluar sa më parë ato.
Ndërkohë, duke folur, për përkrahjen e mëtjeshme që Bullgaria i ofron Kosovës, ministri i Jashtëm bullgar, rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës.
"Mbështetja e Bullgarisë për Kosovën është shumë e sinqertë dhe si e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Po ashtu, ne mbështesim fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe nuk mund ta kthejmë kohën prapa, me këtë mesazh flasim kudo në rajon", tha ministri Mlladenov.