Britani, Kamerun dhe Kleg arrijnë një marrëveshje

Dejvid Kamerun dhe Nik Kleg kanë arritur një marrëveshje. Lajmi është konfirmuar nga rrjeti televiziv Skaj. Në këtë pikë kanë nisur hemendësimet e para për një koalicion qeverisës mes konservatorëve dhe liberaldemokratëve dhe që do të marrë pushtetin në vend pas një qeverisjeje të gjatë laburiste, e cila u mbyll me humbjen e kryeministrit Gordon Braun në zgjedhjet e një jave më parë.
Në fakt nga numërimi i votave kishte dalë fitues Kamerun i konservatorëve por pa mundur të marrë një mazhorancë. Në këtë pikë hyjnë në skenë liberaldemokratët që me 57 vendet e tyre në parlament janë bërë të domosdoshëm për krijimin e ekzekutivit të ri. Braun kishte deklaruar se do të kishte qenë i gatshëm për të bërë marrëveshje të shumta me liberaldemokratët në momentin që këtë të fundit nuk do të kishin arritur një marrëveshje me konservatorët.
Dorina Gusmari Azhornuar së fundi ( e martë , 11 maj 2010 )