E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron mund të vendosë veto për buxhetin e BE-së

Kryeministri britanik David Cameron ka kërcënuar të vërë veton mbi buxhetin e Bashkimit Evropian duke theksuar se nuk do të tolerojë përpjekjet “skandaloze” për të rritur shpenzimet.
Për Kamerun nëse buxheti i ardheshëm i hartuar nga BE nuk do jetë në favor të Britanisë së Madhe ai do ndërmarri hapin e të përdorë të drejtën e “vetos” për ta bllokuar atë.
Kryeministri britanik tha se nuk do mund të pranonte përpjekiet që bëhen për të rritur buxhetin e përgjithshëm të BE në një kohë kur priten shpenzime të mëdha gjatë periudhës 2014-2020.
"Nëse është moment për të thënë “jo” ndaj një pakti të vënë në tavolinë që nuk është në favor të Britanisë së Madhe, do them “jo” - tha kryemnistri Britanik.
Kameron ka propozuar një plan të ndryshëm mbi buxhetin që duhet zbatuar nga BE, të përbërë nga dy buxhete të ndara - njëri i destinuar për 17 vendet e Eurozonës si dhe tjetra për 10 vendet e mbetura jashtë monedhës së përbashkët, duke përfshirë edhe Britaninë.
Një plan i tillë ka nxitur mjaft interes tek anëtarët e parlamentit të cilët kërkojnë një referendum mbi të ardhmen e Britanisë në BE.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›