Cameron vizitë në Washington, takim me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri britanik David Cameron është mirëpritur nga presidenti amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, me një përshëndetje prej 19 të shtënave në ajër. Gjatë vizitës shtetërore të Cameron në Washington, dy liderët do të kenë bisedime politike.
Në komentet e shkurtëra gjatë ceremonisë së pritjes, Cameron tha se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë të bashkuara “për liri”. Obama e ka quajtur aleancën mes dy shteteve të “domosdoshme” dhe si “një nga më të mëdhatë që bota ka parë ndonjëherë”.
Dy liderët gjithashtu pritet që të diskutojnë një gamë të gjerë çështjes si krizën në Siri, kontestin bërthamor me Iranin dhe situatën e sigurisë në Afghanistan. Një darkë shtetërore për Kameronin dhe gruan e tij, Samantën, është planifikuar për të mërkurën mbrëma në Shtëpinë e Bardhë.