E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekrutoi fëmijët si ushtarë, shpallet fajtor Lubanga

Tribunali Ndërkombëtar për i Hagës për krimet e luftës ka shpallur fajtor liderin e kongolez të luftës, Tomas Lubanga Dilo, se ka përdorur fëmijët si ushtarë.

Lubanga, i cili akuzohet se ka rekrutuar fëmijët si ushtarë gjatë konfliktit pesëvjeçar të Kongos, që zgjati deri më 2003, është shpallur fajtor nga gjykata në Hagë.

Ai do të përballet me dënimin maksimal, burg të përjetshëm.

Ky vendim është i pari, që nga themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime një dekadë më parë, si tribunali i parë i përhershëm botëror për krime lufte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›