E Diel, 1 Nëntor 2026

Camet: Ambasadorin në SHBA që të zgjidhim çështjen tonë

Tahir Muhedini përforcoi kërkesat e tij, që u reduktuan në dy zëvendësministra, në dy ambasadorë, një në SHBA dhe në BE. Muhedini shton se pavaresisht se nuk moren post ministror bashkëpunimi me PD vazhdon 

TIRANE-Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini deklaroi dje se, pavarësisht se nuk është përfaqësuar në qeverinë e re me një ministër, ashtu siç ishte kërkuar, bashkëpunimi me Partinë Demokratike do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Ne mbetemi ende të gatshëm të negociojmë me PD-në sa i takon përfaqësimit tonë në qeverinë e ardhshme, pavarësisht se kryeministri Berisha e shpalli kabinetin e tij”, - u shpreh ai. Ai i përforcoi kërkesat e tij, që u reduktuan në dy zëvendësministra, në dy ambasadorë, një në SHBA dhe në BE. Sipas tij, çamët e kërkojnë ambasadorin në SHBA, pasi do të jetë ky aleat i Shqipërisë që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes çame. Muhedini, gjithsesi shprehet i qartë se të gjitha pretendimet e tij sa i takon pjesëmarrjes në qeverisje si dhe në trupin diplomatik shqiptar, do t’ia bëjë të ditur kryeministrit Berisha gjatë bisedimeve kokë më kokë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›