Gjendet i vdekur një 25 vjecar, përdorues droge
Nje 25 vjecar banues në lagjen numër 9 të Durresit, u gjet nga një kalimtar i rastit ne lulishte. Nga kqyrja që iu bë trupit dhe vendit ku u gjet ai, policia gjeti një shiringë me lënde narkotike
DURRES-Një i ri 25 vjecar nga Durrësit që u gjet i pajetë në një lagje të qytetit bregdetar dyshohet se ka vdekur nga overdoza. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pak minuta pas mesnates, përkatësisht rreth orës 1:00 te mengjesit në qytetin e Durresit. Fatjon Katrelli 25 vjec banues në lagjen numër 9 të këtij qyteti, u gjet nga një kalimtar i rastit ne lulishte. Menjehere ne vendgjarje kane mberritur grupi hetimor që nisi veprimet procedoriale të rastit. Nga kqyrja që iu bë trupit dhe vendit ku u gjet ai, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesinë e provës materiale një shiringë me lënde narkotike. Praprakisht dyshohet se i riu e kishte injektuar drogën në vena nëpërmjet asaj shiringe. Vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mbidoze droge.
Sipas burimeve mësohet se ne trupin e 25 vjecarit nuk ka dëmtime te tjera. I riu njihej si përdorues i rregullt i drogës.
(d.b/BalkanWeb)