Ndeshje miqësore Qeveri-TIA

Nuk është hera e parë që në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" zbresin në fushën e lojës zyrtarë por miqësorja mes qeverisë dhe "Transparency International Albania" ka qënë e pazakontë dhe ka dhuruar shumë emocione gjatë pasdites të së enjtes. Në një atmosferë tepër të veçantë në tapetin e impiantit Kombëtar zyrtarët kanë zhveshur kostumin dhe me veshje sportive kanë luajtur futboll. Ndeshja ka qënë një Fair Play i vërtetë ku të gjithë përpiqeshin të argëtoheshin dhe ku rezultati nuk kishte rëndësi për të dyja skuadrat. Në shkallët e stadiumit ka pasur edhe mbështetës të të dyja skuadrave ku Tribuna Vip ishte e mbushur me tifozë të "Transparency International Albania" ndërsa ka pasur edhe shumë miq dhe të afërm të lojtarëve të qeverisë. Koha e rregullt ka përfunduar në barazim 5 me 5 . Për Qeverinë trajner ishte Vasil Bici,drejtori i sporteve në MTKRS ndërsa ka prekur edhe njëherë tapetin e 'Qemal Stafës' ish goleadori Indrit Fortuzi tashmë në rolin e Këshilltarit në Ministrinë e Sporteve. Goli i qeverisë janë shënuar nga Arben Shkodra që ka tundur rrjetën dy herë, një gol ka shënuar edhe Zëvendësministri i Brendshëm Avenir Peka dhe gjithashtu është shënuar një autogol. Për TIA-në më i miri ka qënë Endrit Shabani që ka shënuar tre gola ndërsa nuk kanë munguar edhe futbollistët femra në këtë skuadër që shpesh herë zevendësonin njëra -tjetrën.Te penalltitë Qqeveria nuk gabon duke i shënuar të pesta ndërsa Transparency International shënon katër herë dhe humbet një . Kaq ka mjaftuar që Qeveria të triumfojë në këtë miqësore të veçantë.