Cana në Arsenal?

Futbollisti shqiptar i Sunderlandit, Lorik Cana, nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas dy vitesh t’i bashkohet Arsenalit.
Cana, pasi përfundoi sezonin e tij të parë në Premierligën angleze, është kthyer në vendlindje për pushime.
Ai sot ka qenë mysafir i Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) ku ka debatuar me studentët e këtij universiteti.
“Pas një apo dy vitesh mund të kalojë në njërin prej katër ekipeve më të mëdha angleze. Me trajnerin e Arsenalit, Wenger, veç jam në kontakte. Po meqenëse është fillimi i karrierës sime në Angli, kam nevojë të fitojë edhe pak eksperiencë”, tha Cana.
Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u bërë pjesë e delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në përpjekjet e saj për anëtarësim në FIFA e UEFA.
Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, ka thënë para studentëve të këtij universiteti se pasi ta përfundojë karrierën si futbollist aktiv, synon të studiojë historinë e popullit shqiptar.
Cana sot është pritur edhe nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.