E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Detyre, qe zgjodha Shqiperine

Aranit Muraci

Ekipi i Sanderlendit kthehet nga stervitja. Lojtaret pas seances se stervitjes, pothuajse te gjithe me duar ne xhepa i drejtohen rezidences se tyre dhe kuptohet lehte pse trajneri Stiv Brus zgjodhi kapiteni te ekipit, Lorik Canen. Ai ben dallimin qe ne fillim sepse thote "Miredita", por ne sy dallohet lehte se cili eshte lideri i grupit. Trajneret e futbollit e duan shume Canen, per shkak te virtyteve te larta qe ai shfaq ne stervitje dhe jashte saj. Ne nje rrefim per "Guardian", 26 vjecari i Sanderlentit tregon peripecite derisa nisi karrieren e tij si futbollist. Mesfushori flet per femijerine e tij, qe e kaloi i etiketuar "refugjat politik". Cana eshte shqiptar etnik, i lindur ne Prishtine. Ne vendlindjen e tij perjetoi momentet e para te regjimit te Slobodan Miloshevicit. Cana kaloi femijerine ne Kosove, ne nje kohe kur lirite dhe te drejtat ishin tejet te kufizuara, si dhe gjithashtu edukata dhe kujdesi shendetesor nuk plotesoheshin per kosovaret nga regjimi serb. Familja e Lorik Canes vendosi qe ne vitin 1992 te largohej drejt Zvicres. Agim Cana, babai i Lorikut, gjithashtu nje futbollist profesionit, firmosi pas kalimit ne Zvicer me ekipin e Montreks. Gjashte vjet pas ketij vendimi ne Kosove shperthyen perleshjet e pergjakshme, ku serbet shkaktuan skena horrori, nepermjet te ashte-quajtures "pastrim etnik." - "Ne ishim refugjate politike dhe na lejohej qe te qendronim vetem gjashte muaj ne ate kohe," - shpjegon mesfushori. - "Gjate dy viteve te para nuk e kishim vendosur, nese duhet te qendronim apo te ktheheshim. Nuk na lejohej nga statusi qe kishim, refugjate politike qe te leviznim ne nje vend tjeter." Realiteti ishte edhe me i dhimbshem, kur Cana ishte vetem 16 vjec dhe trajneri i Arsenalit i beri nje oferte, per ta provuar dy jave, tek "topcinjte" e Londres. Cana e kishte enderruar nje gje te tille, por nuk u lejua qe te futet ne Britanine e Madhe. - "Pata probleme me letrat dhe per kete arsye nuk mora kurre nje vize, keshtu qe ishte e pamundur per mua qe te futesha ne ate kohe ne Britanine e Madhe," - theksoi lojtari ne fjale. Me tej Kosova u perfshi nga flaket. - "Lufta ishte e tmerrshme per te gjithe njerezit tane. Nuk humba asnje person nga familja ime, por shume nga shoket dhe fqinjet qe kisha ne Kosove u vrane dhe shtepite e tyre u prishen per shkak te luftes. Nuk kam pasur asnje mundesi qe ne keto tete, apo nente vite te kthehem dhe te shoh pasojat e luftes," - theksoj Cana. Nderkohe me kalimin e viteve karriera e Canes ka ardhur ne ngritje dhe tani ai eshte lojtar i nje niveli te larte. - "Energjite me te medha i kam fituar nga gjithe ajo qe u ndodhi shqiptareve ne Kosove," - thekson ai. - "Deshiroj qe te bej me te miren e mundshme gjate gjithe kohes, qe edhe familja dhe njerezit e mi te ndihen sa me krenare per mua," - shprehet me tej mesfushori Lorik Cana. Pas disa peripecive me autoritet e emigrimit ne France, Cana me ne fund firmosi nje kontrate me PSG-ne ne France dhe pas tre sezoneve kaloi te Olimpiku i Marsejes ku jeton akoma familja e tij. - "Pas luftes ishte e veshtire qe t'i ktheheshim jetes normale," - thote Lorik Cana. Cana ne zemer ka pasur gjithmone kombin dhe nuk hezitoi disa vite me pare, qe te zgjidhte vendin e tij amtar dhe te luante per Kombetaren e Shqiperine, duke refuzuar ofertat qe kishte nga Franca dhe Zvicra. - "Per mua eshte detyre qe te luaj per Shqiperine. E rendesishme eshte qe te kontribuoj ne karrieren time dhe t'i jap nje imazh pozitiv kombit. Shqiperia ka nxjerre shume figura te shquara ne histori, por per kam vene re se ne vend te tjera shume pak e dine qe edhe Nene Tereza eshte shqiptare."

Mesfushori, me flamurin kuqezi tek Sanderlend

Lorik Cana mban nje tatuazh ne krah me simbolet e kombit shqiptar, ku shkruhet "Dardania", nderkohe qe nje flamur i kombesise se tij ndodhet aktualisht ne klubin e Sanderlendit. Lojtari nuk ka nguruar qe te sjelle edhe simbolet e kombit te tij, ne skuadren angleze. Industria e turizmit ne Shqiperi dhe Tirane duhet t'i jete shume mirenjohes Lorik Canes, sepse ai eshte per momentin ambasadori me i mire i ketij vendi ne ishull. - "Vendi im do te ishte nje ideal per pushime. Mendoj se shume shpejt Shqiperia do te jete nje nga destinacionet me te mira per njerezit ne Britani," - thote Lorik Cana. Gjithmone Cana ka menduar per Shqiperine dhe ka ditur qe te tregoje se eshte edhe nje patriot i mire, duke dhene leksione te tjera, pervec se eshte nje lojtar i shkelqyer ne fushen e blerte.

Jeta Private, rrethohet nga shume vajza

Gjate viteve te fundit influenca e tij ne zoterimin e disa gjuheve te huaja ka bere qe te mos e kete te veshtire, per te njohur shume vajza, madje edhe publike. Cana eshte pare qe te shoqerohet ne Marseje me nje modele braziliane, nje "Mis Kosova" dhe me vajza te tjera te Mesdheut. - "Sigurisht eshte e kendshme qe te kaloj edhe ne Angli momente te mira, qe i kisha perjetuar me pare edhe ne Marseje, per sa i perket jetes jashte futbollit. Por nuk eshte kjo gjeja me e rendesishme per mua." Lorik Cana ne nje kohe fare te shkurter eshte ambientuar dhe jeta e tij private ka nisur te pushtoje medieve angleze.

Harrohet Marseja, "mbret" ne Angli

Lorik Cana ndoqi ndeshjen e fundit te Olimpikut te Marsejes, ne Ligen e Kampioneve ku perballe kishte Milanin, por thote se ndihet mire me skuadren e re edhe pse nuk ndodhet ne kompeticionet evropiane. -"Jam bashkuar me pasionin te Sanderlendi," - pergjigjet ai. "Kemi nje stadium fantastik, tifoze fantastike. Kemi nje skuader shume te mire dhe shanse reale per ta mbyllur kampionatin mes 10 me te mirave te Premier Liges." Ne ndeshjet e para, Cana, sikur Sandelrendi ka humbur apo fituar eshte votuar unanimisht nga tifozet, si lojtari me i mire ne fushe.

Bindja

Trajneri: Shqiptari, e meritoi shiritin

Brus beson se Lorik Cana mund te kombinoje shume mire me Li Katermole ne qender te mesfushes dhe ai mbulon ne menyre te perkryer mungesen e lojtarit, Roi Kin.- "Loriku eshte nje lojtar qe paraqet madheshti ne fushe,' - theksoi trajneri i Sanderlendit. - "Para se te vendosja per te sjelle lojtarin ne Angli e kisha thene se ai do te ishte nje hero i vertete dhe papritur ka dhene shenjat e para se eshte nje lojtar i madh," - thote Brus. Lorik Cana eshte emeruar kapiten i ekipit, gjate kohes qe ishte i grumbulluar me kombetaren, ne ndeshjen ndaj Danimarkes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›