Remontet e linjave lënë Korçën pa drita
Remontet në linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt pritet të rikthejnë në zonën e Korçës ndërprerjet e gjata të furnizimit me energji elektrike. Edhe pse ishte parashikuar që punimet dhe remontet në linja të përfundonin deri ditën e premte të javës së shkuar, duket se edhe për javën në vijim banorët dhe bizneset e rretheve të juglindjes do të përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike për disa orë gjatë ditës.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH) ka bërë të ditur se remontet do të vazhdojnë në linjën e interkonjeksionit në Zëmblak dhe kanë paralajmëruar ndërprerje edhe më të gjatë të furnizimit me energji elektrike. Burime pranë kësaj drejtorie kanë bërë të ditur se bëhet fjalë se furnizimi do të mbulohet nga linja e vjetër 110 kilovolt. Sipas grafikut, parashikohet që gjatë ditës së martë të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09.00 deri në orën 16.00, çka do të thotë se për 7 orë rresht, për shkak të remonteve në zonë do të mungojë energjia elektrike, ndërsa më pas si burim do të shfrytëzohet linja e vjetër. Kjo do të thotë se edhe këtë javë do të ketë furnizimin me një tension më të ulët deri në përfundimin e punimeve dhe ndërprerje të energjisë, duke filluar që nga dita e martë. Edhe pse duhej që punimet të përfundonin, ato do të vijojnë pas ndërhyrjeve në Cervenagë dhe në një pjesë të linjës së interkonjeksionit në zonën e Zëmblakut. Ndërkohë nuk konfirmohet se sa do të zgjasin ndërprerjet e energjisë për zonat rurale.