Fier, vërtetim nga lagjja për të përcaktuar pagesën e ujit
Vështirësitë për të vërtetuar numrin e pjesëtarëve të një familjeje që konsumojnë ujin e pijshëm ka detyruar Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Fier që të ndërmarrë një hap disi të çuditshëm, por shumë praktik. Marrja e një vërtetimi nga lagjja ku banon abonenti, është menduar si zgjidhja e vetme e "ngërçit" të krijuar mes disa qytetarëve dhe përfaqësuesve të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Kohët e fundit, pranë zyrës së drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Agim Plepi, kanë mbërritur shumë ankesa për fatura aforfe të konsumit të ujit të pijshëm. Sipas tyre, numri real i personave që jetojnë në këto familje ka qenë më i vogël nga sa është faturuar. "Jam njohur me shqetësimin e qytetarëve dhe dua të sqaroj se gjithçka ka ardhur në kuadër të kontrollit që u është bërë listave të të gjithë abonentëve të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Në bazë të këtyre të dhënave, Fieri nuk është një qytet me 28 mijë banorë që ne faturojmë, por janë 86 mijë banorë. Me një përllogaritje që ne kemi bërë, ka rezultuar një mesatare me 4 persona në familje, të cilën ne e kemi shpërndarë në fatura. Ka edhe familje që janë më pak dhe që ankesat janë të drejta, por ky është një numër i vogël që shkon në vetëm 2%", thotë Plepi.
Realisht, ankesat janë drejtuar edhe ditën e hënë përpara Ndërmarrjes së Ujësjellësit Fier, ku shumë abonentë pretendojnë se janë vetëm dy ose edhe një pjesëtar në familje, ndërsa fatura e ujit të pijshëm shkon për 4 deri në 6 persona.
Faturat që vetëm një muaj më parë kishin të faturuar dy persona, këtë muaj kanë katër, një rritje kjo e pajustifikuar.
"Jemi përballë një fenomeni shumë shqetësues. Kemi parë që faturat e këtij muaji kanë ardhur me shuma dy herë më të larta se muajt e kaluar, gjë që nuk mund të justifikohet nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Një muaj më parë, në faturë kisha të regjistruar tre persona, aq sa realisht jam në familje, por këtë herë numri ka shkuar në gjashtë, duke shtuar edhe shumën", ka thënë një prej ankuesve të shumtë që ndodheshin dje përpara Ndërmarrjes së Ujësjellësit Fier. Për t‘i dhënë zgjidhje këtij problemi, Drejtori i Ujësjellësit Fier, Agim Plepi, ka menduar si zgjidhje të vetme marrjen e vërtetimit nga rajoni, lagjja ku abonenti banon për numrin e personave që ka në ngarkim. Një gjë e tillë mendohet se do të zgjidhë ngërçin e krijuar, megjithëse mbetet e padrejtë që uji të paguhet në bazë të personave që jetojnë në një familje dhe jo në bazë të sasisë së shpenzuar.