Cana: Do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur
Danimarka do të vijë në Tiranë për të afruar edhe më shumë kualifikimin direkt për në fazën finale të Kupës së Botës 2010 dhe kjo nuk vihet në dyshim. Nga ana tjetër Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe dhe këtë e pranon një nga pikat më të forta të ekipit Lorik Cana.
Lorik Cana “E rëndësishme është të vazhdojmë rrugën që kemi nisur dhe të përgatitemi për të ardhmen dhe unë mendoj se nuk do të përsëritet ndeshja e disa muajve më parë.”
Stërvitjet e deritanishme janë fokusuar më shumë te përgatitja taktike pasi të gjitha kampionatet kanë nisur. E marta do të mbyllë e përgatitjet e Kuqezinjve që kanë nisur më 1 shtator dhe mungesa e vetme është mbrojtësi Vangjeli, vendin e të cilit pritet zërë Agolli. Për ndeshjen e së mërkurës 1 biletë për në tribunën qendrore do të kushtojë 5 mijë lekë, në atë përkarshi nga 1 mijë deri në 2 mijë lekë dhe pas porte 200 lekë.