Pitela përshëndet LSI për koalicionin qeverisës
Zv. Presidenti i Parlamentit Europian, Xhani Pitela përshëndet hyrjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në koalicionin qeverisës me kryeministrin e vendit Sali Berisha. Në mesazhin e tij, Pitela, anëtar i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve Europiane shprehet se mbështet programin e kreut të LSI-së, Ilir Meta për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë, si dhe realizimin e reformave që do ta çojnë Shqipërinë drejt realizimit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.