Cana: “E meritojmë Ligën e Kampioneve”

- Lorik Cana u bën thirrje shokëve të ekipit të tij të përsërisin skenarin e sezonit të kaluar, kur pas humbjes në Kupën e Francës me Paris Sën Zhermenin (1-2), Marseja arriti të rimarrë veten duke i bërë një mbyllje dinjitoze kampionatit. "Duhet që ne ta riprodhojmë atë. Objektivi ynë kryesor i vitit është Liga e Kampioneve. Për momentin ne jemi atje. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje për ta konsoliduar këtë vend, kur transferta me Sënt Etienin është gjithmonë e vështirë. Për më tepër, Olimpiku i Marsejës nuk ka fituar atje. Do të jetë një ndeshje e bukur futbolli për ta luajtur në një ambient të zjarrtë si ai "Shodron". Jemi kompetitivë dhe do të luajmë më pas në Marsejë, por duhet të synojmë që ta sigurojmë kualifikimin tonë këtë të shtunë", - është shprehur Cana në sitin zyrtar të Olimpikut të Marsejës.