E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi optimist për ndeshjen kundër Pelisterit

- Sulmuesi i skuadrës së Shkëndija'79, Mensur Idrzi pas eurogolit të shënuar ndaj skuadrës së Renovës shprehet tejet optimistë se në Manastir nuk do të dorëzohen aq lehtë dhe përkundrazi udhëtojnë për tri pikë."Do të jetë një ndeshje e vështir këtë e kemi parasysh, por duke analizuar faktin se në skuadrën tonë atmosfera është impozante e vecmas pas fitores ndaj rivalit lokal Renovës e cila deri para ndeshjes me ne nuk kishte pësuar në dhjetë ndeshje radhazi,"tha Idrizi.
Skuadra e Pelisterit do të ketë mungesë të madhe për shkak se portieri më me përvojë në radhët e tyre Tome Pacovski do të mungoj në këtë takim pasi që në Kumanovë u ndëshkua me karton të kuq. Ndërsa në radhët e Shkëndijës janë dy futbollistë me nga tre kartonë të verdh bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Bilall Veliun dhe mesfushorin Faton Cecelija."Do të shohim se si do të rrjedhin punët deri para fillimit të takimi. Veliu mundë të pauzoj në këtë takim ndërsa Cecelija mundë të aktivizohet .Në vend të Bilall Veliut janë në kombinime dy futbollist Mumin Sallai dhe Kujtim Saliu," tha trajneri Ibrahim Luma.
Luma u shprehë se nga ky takim nuk kanë cfarë humbin vec se të shënojnë fitore. Të përgatitur jemi motivi nuk mungon dhe tani shpresojmë që të bëjmë të pamundurën për të marë një rezultat pozitiv. Si do që të jetë pas fitores ndaj Renovës tregoj se është një faktor shumë i rëndësishëm i futbollit në vend,"tha Luma për në fund.

Renova: Do t'u kthehemi fitoreve
Skuadra e Renovës pas disfatës që pësoi nga rivali lokal, Shkëndija'79 do të kërkoj që të kthehet me fitore ndaj Kratovase ditën e diel në stadiumin e qytetit në Tetovë. Kapiteni Fisnik Nuhiu në ndeshjen e kaluar tregoi një formë të mirë duke aritur që të shënoj golin e nderit për skuadrën tij. " Të enjten kemi patur ditë të lirë ndërsa të premten në Tearc me fillim në ora 17 do të zhvillojmë seancën stërvitore. Pas humbjes prej Shkëndijës pak sa të befasishme ka rënë atmosfera në skuadër. Cdo rezultat ishte në lojë në derbin lokal por sidoqoftë ne do të mundohemi që të kthehemi në rugën e fitoreve pikërisht në ndeshjen kundër Sileksit," tha Nuhiu.
Në skuadër priten të kthehet mbrojtësi Shaban Rexhep i cili për shkak të tre kartonëve të verdh ka pauzuar një ndeshje." Nuk do të përsëritet takimi si me skuadrën e Shkëndijës, do ta kthejmë atmosferën dhe në këto dy takime të fundit do të kërkojmë gjashtë pikët duke e përmbyllur një stinor mjaft të suksesshëm të skuadrës së Renovës,"u shprehë kapiteni bardhekaltërt, Fisnik Nuhiu.
Referët kryesor i takimit do të jetë Tode Tikovski nga Struga me ndihmësit e tij Toni Stojanvoski ( Shkup) dhe Aleksandar Velickoviq (Shkup).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›