E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, per revansh kundër Mançesterit

- Celsi "digjet" nga ethet e revanshit teksa dëshiron fort një triumf në Kupën e Anglisë kundër Mancesterit, në stadiumin e ri të "Uemblit", për ta mbyllur kokëlartë një sezon thuajse zhgënjyes.
"Në dëshirojmë me patjetër të tregojmë se ne mund ta dërmojmë Mancesterin", - theksoi lojtari i Celsit, Klod Makelele përpara supersfidës tërheqëse, në një stadium ku parashikohen të jenë 90 mijë shikueë dhe ku cmimet e biletave në tregun e zi kanë arritur deri në 1800 euro. "Uembli", thuajse i kuq nga pista sintetike e deri te stolat, hapet pas 7 viteve punimesh që kushtuan gati 1.2 miliardë euro. Trajneri i Celsit, Zhoze Mourinjo, do të bëjë c'është e mundur që të ndalojë "Djajtë e kuq" të bëjnë "Double" pas fitimit të titullit kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›