E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga, dueli i fundit për titull

- Ndërkohë që Shtutgardi përgatitet për festën e madhe për fitimin e pritshëm të titullit kampion të Gjermanisë, "Mbretërit Blu", sic etiketohet nga media gjermane Shalke 04 e vendit të dytë, është në pritje vetëm të një mrekullie. "Unë besoj se vetëm një mrekulli mund të na japë titullin", - thotë sulmuesi i Shalkes, turku Hamit Altintop. Shtutgardi është vetëm një pikë larg titullit të pestë kampion, pas atyre të viteve 1950, 1952, 1984 dhe 1992, kur Shalke duhet të fitojë kundër Arminia Bielefeldit me tre gola diferencë. "Është shumë bukur të fitosh një titull kampion në Gjermani dhe ne do t'ia arrijmë këtë", - thotë trajneri i Shtutgardit, Armin Veh, lojtarët e të cilit do të shpërblehen me nga 100 mijë euro për titullin kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›