Cana: “Golin ua dedikoj të gjithë shqiptarëve”
Kapiteni shqiptar i Marsejës tregon emocionet e golit të parë në Paris. “Është njëra nga mbrëmjet më të bukura për klubin, tani synojmë titullin”
“Ua dedikoj golin tim të parë kundër Paris Sën Zhermenit të gjithë shqiptarëve, pasi e di që më kanë ndjekur përmes televizionit”. Lorik Cana, mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, u shfaq shumë i lumtur pas fitores 3-1 të Marsejës kundër Paris Sën Zhermenit, takim në të cilin Cana realizoi golin e tretë. Megjithatë, kapiteni shqiptar, sipas mediave franceze, ka preferuar të qëndrojë me “kokë të ftohtë” përsa i përket raportit të ambicieve për titull. “Është njëra nga mbrëmjet më të bukura për klubin. Dihej rëndësia e kësaj fitoreje, që na ka dhënë më shumë besim e kredite. Jemi të vendosur shumë mirë në sprintin final. Për mua, është shumë shpejt për të thënë se do t’ia marrim titullin Lionit. Ne jemi shumë të kënaqur falë fitores kundër Parisit, por përpara nesh qëndron akoma një rrugë e gjatë për të qëndruar në majë të renditjes. Janë akoma 30 pikë në lojë, janë shumë. Duhet të bëjmë gjithçka me kujdes”, - tha Lorik Cana për sport365.fr.
Lorik Cana, çfarë jehone ju jep fitorja e bukur përballë Paris Sën Zhermenit?
Është njëra nga mbrëmjet më të bukura për klubin. Ne mbërritëm në ambient me një klimë armiqësore. Luajtëm përballë një ekipi si Parisi, që kishte shumë besim në vetvete se mund të na shkëpuste gjashtë pikë. E dinim rëndësinë e kësaj ndeshjeje, që mund të na jepte më shumë besim dhe kredite në raport me të gjithë. Klubin, tifozët, lojtarët. Kjo na lejoi të ktheheshim nga Parisi me kokën lart dhe të jemi shumë mirë të vendosur në renditje për sprintin final.
A mendoni se tani Lioni është i rrezikuar?
Është shumë shpejt për ta thënë. Janë akoma dhe dhjetë ndeshje për t’u luajtur. Ky ekip ka akoma një avantazh pikësh në raport me skuadrat e tjera. Por, një gjë është e sigurt që ata (Lioni) nuk kanë qenë kurrë kaq të mërzitur sa tani. Ne bëjmë pjesë te ekipet që i janë vënë pas. Kemi marrë shumë kënaqësi nga fitorja në Paris, por është ende larg për të thënë se jemi të sigurt në krye të renditjes. Rruga është akoma e gjatë për ne.
Humbja e Lionit ju ka ndezur, apo jo?
Kjo nuk ka pasur asnjë nxitje në mënyrën tonë të organizimit të lojës, në përgatitjen taktike. Ne kemi dëgjuar këshillat e trajnerit, kjo ka qenë më e rëndësishmja për ne. Janë akoma 30 pikë në lojë, janë shumë. Duhen pritur pesë apo gjashtë ndeshjet e fundit për të ditur se kush është akoma në garën për titull.
Humbja në ndeshjen e shtëpisë (në “Velodrome”) ka luajtur ndonjë rol në performancën tuaj?
Ne jemi në garë. Kur vesh bluzën e Marsejës, ke dhe shumë krenari aty brenda. Nga ana e tifozëve, lojtarëve. Kishim shumë dëshirë të merrnim revanshin, por mbi të gjitha ishte e nevojshme të ktheheshim me kokën lart nga një kundërshtar direkt.
Përqendrimi ishte faktori deciziv përballë Parisit?
Kjo merr një pjesë të madhe të rezultatit, por duhet të kesh kualitetet në të gjitha pjesët përbërëse të lojës. Përqendrimi, teknika, organizimi, komunikimi, të gjitha këto janë të rëndësishme. Unë mendoj se Olimpiku i Marsejës u është përgjigjur mirë në Paris. Kjo do të na shërbejë si ndeshje referimi për pjesën e fundit të sezonit. Shpresojmë gjithashtu të rikuperojmë lojtarët tanë të dëmtuar, që të kemi qoftë edhe për një herë të vetme të plotë efektivin tonë. Dhe duke qenë të gjithë bashkë, do të shkojmë sa më lart që të jetë e mundur.
A gjykoni se ju ishit më konstantë se zakonisht?
Me përjashtim të minutave të fundit të pjesës së parë, bëmë një tridhjetë minutësh shumë të mirë në pjesën e parë, edhe pse nuk ishte në nivelin më të lartë. Ishim shumë solidë në lojë dhe patëm një qarkullim të mirë të topit. Ne lëshuam pak dhe menjëherë na barazuan. Pas pushimit të ndeshjes e rigjetëm veten. Mund të them se do të luftojmë deri në fund me të gjitha mjetet tona.
Të shënosh në ‘Park des Princes’ është diçka e veçantë për ju, apo jo?
Po, kjo është e vërtetë. Për më tepër që ishte goli im i parë në këtë stadium. Unë kam luajtur më shumë se dy sezone në Paris dhe ajo që është më e pabesueshmja është fakti se unë nuk ia kisha dalë të shënoja. Nuk dua ta fsheh se dëshiroja me gjithë shpirt të shënoja. Goli u ka dhënë kënaqësi të gjithë njerëzve që më kanë parë në Shqipëri dhe ua dedikoj atyre këtë gol.
GOLI
Lorik Cana me golin e tij në minutën e 61-të vulosi fitoren 3-1 të Olimpikut të Marsejës kundër Paris Sën Zhermenit në kampionatin francez. Cana e realizoi golin me një goditje nga 20 metra. Marseja ndodhet në vendin e dytë në Ligën 1 franceze, me një pikë më pak se Lioni kryesues (53 pikë).
17 Mars 2009