E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neli Furtado hap studio incizuese



Ëndrra e saj nuk është vetëm të këndojë, por edhe t’u shërbejë muzikantëve ambiciozë për të realizuar planet e tyre. Këngëtarja Neli Furtado ka hapur studion e saj të incizimit, të cilën e ka quajtur “Nelstar”, në bashkëpunim me kompaninë e pavarur incizuese kanadeze “Last Gang Labels”. Këngëtarja tashmë ka nënshkruar me kuartetin e muzikës “Fritz Helder & the Phantoms”, që do të jenë të parët që do të incizojnë në studion e saj.
“Kam menduar për një kohë të gjatë për mënyrën se si do t’u vij në ndihmë “Fritz Helder” dhe puna e re e shtoi edhe më shumë dashurinë time për grupin, artin dhe punën e tyre etike”,- ka thënë Furtado.

17 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›