E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen tensionet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë

Rusia thotë se do të vendosë trupa paqeruajtëse shtesë në dy republikat separatiste, Abkazi dhe Osetinë Jugore, për të balancuar atë që ajo i cilëson veprime agresive të ushtrisë gjeorgjiane.

Shumë banorë të këtyre rajoneve të Gjeorgjisë duan të kenë lidhje më të ngushta me Rusinë. Por Ministria e Brendshme gjeorgjiane tha se ky veprim i Moskës është provokues dhe i papranueshëm. Mbrëmë Gjeorgjia tha se do t'i jepte fund bisedimeve me Rusinë lidhur me anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë, për shkak të planeve të Moskës për vendosjen e  trupave dhe se do ta vazhdonte bllokimin, në se Kremlini nuk heq dorë nga ky plan.//kh//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›