E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Komuna e Kasharit duhet të jetë Bashki

Në fjalën e tij sot përpara banorëve të Kasharit, Berisha tha se "kjo mazhoracë është e vendosur , për ta kthyer këtë komunë në Bashki. Berisha inauguroi sot shkollën e re Kashar-Qendër 

TIRANE -Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot shkollën e re Kashar-Qendër, një investim prej 1 milion euro, një prej shkollave model në këtë zonë me kushte optimale për të gjithë nxënësit.
Në fjalën e tij përpara banorëve të Kasharit, Berisha tha se "kjo mazhoracë është e vendosur , për ta kthyer këtë komunë në Bashki, pasi këtu jetën një komuniteti madh, zona ka një infrastrukturë të gjerë, ekzistojne dy shkolla të mesme si dhe janë mbi 2000 biznese, disa prej të cilave të mëdha".
Kryeministri premtoi se Qeveria do të vazhdojë rrijen e pagave dhe të pensioneve, si dhe të investimeve për më shumë rrugë të reja dhe për zgjerimin e rrjetit social të shërbimeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›