E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana Ne 2012-n do te jap me te miren per Lacion

Merkatoja e janarit nuk e largon Canen nga Lacio. Kjo ka qene deklarata e bere nga vete lojtari i kombetares shqiptare. Ne nje interviste te dhene per Sky Sport vete mesfushori i kuqezinjve ka konfirmuar se nuk do te largohet nga Lacio pavaresisht zerave qe qarkullojne per nje transferim te mundshem te tij. Cana ka deklaruar se pushimet e Krishtlindjeve i kaloi prane familjes pasi ky eshte edhe nje nga rastet me te mira per tu cmallur me ta. Keto Krishtlindje i kalova prane familjes pasi ishte dhe rasti me i mire per tu mbledhur te gjithe bashke lojtari i perket fese myslimane. Kalova krishtlindje me te vertete te mrekullueshme pasi festova me miqte e mi katolike si dhe u cmalla me motren time 9 vjece e cila eshte gjithcka per mua. Per sa i perket paraqitjes sime mendoj se kam treguar se jam ne rritje pasi edhe im ate qe eshte nje nga kritiket e mi me te medhenj eshte shprehur mjaft i kenaqur per paraqitjen time gjate muajve te fundit - eshte shprehur Cana. Pavaresisht kritikave te vazhdueshme ne media ne fillimet e transferimit te tij tek Lacio muri i kombetares shqiptare beri nje mbyllje te perkryer te vitit me Lacion. Cana gjate dy muajve te fundit ishte nje nga lojtaret me mire te ekipit te tij.

Falenderoj tifozet per mbeshtetjen

Ndeshjet me te mira per Canen ishin ato te luajtura ndaj Kievos ne Rome si dhe ajo ndaj Leces ku lojtari shenoi edhe nje gol te shkelqyer. Por kujtimi me i mire per lojtarin eshte dicka tjeter eshte mesazhi qe i kane derguar tifozet laciale te tribunes se veriut. Kam pasur mundesine qe te luaj me shume gjate dy muajve te fundit dua te them qe fizikisht ndihem mjaft mire dhe deshiroj te vazhdoj ne kete rruge. Por momentet e mia me te mira kane qene ato qe me kane dhuruar tifozet te cilet me kane mbeshtetur edhe gjate kohes qe une luaja pak. Une gjithmone kam vendosur zemren ne fushen e lojes pavaresisht se ne fushe edhe mund te gabohet. Por dua te falenderoj me zemer te gjithe tifozet qe me kane mbeshtetur edhe ne momentet e mira dhe ne ato te keqija - tha Cana. Por ai nuk la pa falenderuar edhe kolegun e tij te ekipit gjermanin Miroslav Klose per asisin qe i dha ne golin e shenuar ndaj Leces. Sa per golin e shenuar dua te falenderoj Miron per pasin e mrekullueshme qe me dhuroi. Ai ishte pasi perfekt sepse erdhi ne momentin dhe kohen e duhur. Gjithashtu nje tjeter kujtim i bukur eshte perqafimi i shokeve te ekipit qe me dhuruan pas shenimit te golit. Golin e shenuar ia kam dedikuar familjes sime dhe te gjithe tifozeve shqiptare qe me shikojne me kenaqesi nga televizori - vijoi me tej Cana. Ndersa ka konfirmuar edhe nje here se do te vazhdoje te qendroje tek Lacio duke premtuar se do te vijoje te jape me te miren e tij ne fushen e lojes sa here ti jepet mundesia. Si profesionist qe jam nuk mund te them nese do te qendroj edhe per shume apo per pak kohe tek Lacio por ju siguroj se deri me tani nuk me ka shkuar ndermend qe te largohem pasi kam nje kontrate te gjate me ekipin dhe do te vazhdoj te jap me te miren. Nese nje dite do te ndihem keq ne kete ekip atehere do te flas me drejtorin sportiv dhe presidentin dhe besoj se do ta gjejme nje zgjidhje patjeter. Kete e them pasi jam ende i ri por dua te them edhe nje here se deri tani ndihem mjaft mire ne skuader - deklaroi Cana per Sky Sport.

Do te qendroj tek Lacio

Ndersa pyetjes se gazetareve se sa ka ndikuar Tare per ardhjen e tij tek Lacio nisur edhe nga mendimet e keqja qe qarkulluan per disa kohe se Cana nuk eshte lojtar i nivelit te Lacios por erdhi ne ekip me mik ai iu pergjigj se pavaresisht miqesise se tij me Taren ne fushen e lojes qendron me forcat e tij. Iglin e njoh qe prej vitit 2002 dhe kemi luajtur shume vite se bashku ne kombetaren shqiptare. E njoh mjaft mire si lojtar njeri dhe mik. Brenda skuadres ai eshte drejtori sportiv dhe une lojtar ndersa jashte saj eshte e qarte qe kemi tjeter marredhenie. Mua me pelqen qe te luaj mire ashtu sic edhe ai eshte mjaft i kenaqur kur une bej nje paraqitje te mire. Une jap me te miren ne fushe jo vetem per te nderuar veten time por edhe per Iglin pasi ai ishte nje nga njerezit qe kembenguli me shume per ardhjen time tek Lacio pasi une kisha oferta edhe nga Franca dhe Anglia - theksoi muri kuqezi. Ne fund te intervistes ai tha se ndihet mjaft i lumtur qe ka mundesine te perfaqesoje dy kombe Shqiperine edhe Kosoven. Cana deklaroi se me paraqitjen e tij ai ben krenare jo vetem njerezit e tij te afert por te gjithe shqiptaret kudo qe jane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›