E Shtunë, 31 Tetor 2026

Januzi drejt Hanoverit

Sulmuesi shqiptar Ahmed Januzi eshte drejt transferimit tek Hanover. 2 here eshte perballur skuadra e Hanover 96 me skuadren ku luan Ahmed Januzi dhe duket se loja e mire e lojtarit te perfaqesueses sone i ka bere pershtypje trajnerit Mirko Slomka. Ne te dyja ndeshjet e vlefshme per Europa League Januzi ishte nga me te miret per skuadren e tij Vorskla Polltava. Kam folur me menaxherin e Hanover dhe gjithashtu kam folur dhe me trajnerin e skuadres gjermane - ka deklaruar Januzi. Altin Lala shprehet se do te ishte gje e bukur nese Januzi vinte ne skuadren e Hanover. Do te deshiroja shume qe ai te vinte ne skuadren e Hanover. Nuk eshte vendosur asgje por une shpresoj dhe besoj se perfundimi do te jete i mire. Probleme per integrimin e Januzi ne radhet e Hanover nuk duhet te kete pasi ai flet shume mire gjuhen gjermane. Ka jetuar 6 vjet ne Gjermani dhe pastaj ai eshte kthyer ne Shqiperi per te luajtur ne radhet e Beses ne kampionatin shqiptar. Me vone ai transferohet drejt Ukraines ku luan ne radhet Vorskla Polltava. Familja e tij vazhdon te jetoje ne Aachen. Nje problem per transferimin e tij mund te jete shume qe skuadra e Hanover duhet te paguaje. Januzi ka rinovuar kontraten e tij me skuadren e Vorskla para pak kohesh ku ai ka perfituar dhe rritje te pages se tij. Ai ka firmosur kontraten e re deri ne vitin 2014. Behet e ditur se drejtuesit e Hanover jane te gatshem te ofrojne 700 mije euro ndersa drejtuesit e skuadres ukrainase kerkojne 1.5 milione euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›