Reali eliminohet nga Kupa e Mbretit
Madrilenët kishin humbur ndeshjen e parë me rezultatin 4-0 në fushë kundërshtare dy javë më parë. Në takimin e kthimit që u zhvillua dje në “Santiago Bernabeu”, skuadra e drejtuar nga Manuel Pelegrini arritën të fitojnë vetëm me një gol (Van der Vart), i cili nuk rezultoi i mjaftueshëm për të shmangur eliminimin e turpshëm.
Megjithëse e dominoi plotësisht ndeshjen (gjatë pjesës së dytë goditi te herë shtyllën), Reali nuk arriti dot të përmbysë rezultatin e pafavorshëm të ndeshjes së parë. Në këtë mënyrë, merr fund që në nisje aventura e “Mbretërve” në Kupën e Mbretit.
Megjithë eliminimin e pazakontë, menaxheri i përgjithshëm i merengesve, Horge Valdano, ka deklaruar se klubi ka besim të plotë tek trajneri Manuel Pelegrini. Në një intervistë për televizionn privat “Canal+”, numri dy i nënkampionëve të Spanjës theksoi se ekipi ka shumë punë përpara, duke ripërsëritur se pozitat e kilianit në krye të stolit madrilen, nuk janë aspak të tronditura.