E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elkan: Jemi të fortë, por duhet vazhdimësi

Në fjalën e tij me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Politeknikun e Torinos, zëvendëspresidenti i Fiat-it dhe njëkohësisht bosi i klubit bardhezi, vuri në dukje karakterin e skuadrës në fitoren e javës së kaluar 5-2 në fushën e Atalantës.

“Kur e sheh ekipin të luajë si ndaj Atalantës, atëherë mbushesh me besim dhe kjo është një shenjë që tregon se ky Juventus është i fortë. Por tashmë e rëndësishme që ekipi të ecë në mënyrë konstante, të ketë ecuri në rezultate pozitive”, u shpreh Elkan.

Ndërkohë, presidenti i “Zonjës”, Zhan Klod Blank, beson se skuadra të cilën e drejton prej vetëm pak kohësh, është një kundërshtar i denjë i Interit në luftën për titullin kampion. “Kampionati nuk është mbyllur. E rëndësishme është që të bëjmë punën tonë dhe të shohim se si do të shkojë në fund”, deklaroi Blank.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›