E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, Ronaldo, Zizu e Drogba se shpejti ne Kosove

Speciale nga LEDJO SEFERKOLLI
Ka luajtur në ndeshjet e yjeve të botës, ka ndenjur shumë vonë, deri në orët e para të mëngjesit duke darkuar me miqtë e tij, ka marrë rrugën drejt Tiranës që në orën 07:00 nga Marseja, por megjithatë, mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana edhe pse i rraskapitur nuk ja ka prishur gazetarëve të pranishëm në hollin e hotel "Adriatik" shtëpisë së kombëtares shqiptare. Ai ka dashur të ndajë me të gjithë emocionet e jashtëzakonshme që të dhuron një ndeshje si ajo e së hënës në mbrëmje në "Velodrome" kur yjet e botës kanë parakaluar në një takim bamirësie ku eurot e grumbulluara kanë shkuar diku në Afrikën e largët. Një ndeshje emocionuese edhe për vetë misionin e vet, atë të luftës kundër varfërisë, pjesë e të cilit është edhe mesfushori ynë i Olimpikut të Marsejës, së bashku me Zinedin Zidan, Ronaldon dhe Didie Drogba i përzgjedhuri i fundit nga Afrika si ambassador i UNDP në luftën kundër varfërisë. Për sa i takon ndeshjes është e tepërt të flitet, pasi rezultati 6:2 për "miqtë e Zidan" ka qenë thjesht për vlera statistikore, pasi qëllimi i vërtetë i kësaj ndeshje është shumë më i madh, mesazhi që ajo ka përcjellë ka qenë shumë më i madh. Vetë Loriku, ylli i kombëtares shqiptare, përtej lodhjes ka treguar gjithcka për këtë evenimet, duke bërë të ditur edhe planet në të ardhmen. Synimi dhe ëndrra e Canës ëhstë të zbresë këto yje këtë ambasadorë të paqes në stadiumin e Prishtinës. EMOCIONET E NDESHJES "Natyrisht që kur përkrah ke emra të tillë si Zidan, Ronaldo, Blank, Stojkovic dhe plot të tjerë sigurisht që nuk ke se si të mos ndjesh emocione të mëdha. Me disa e kam patur fatin të luaj, megjithatë këtë herë emocionet ishin shumë më të mëdha për vetë qëllimin për të cilin u organizua kjo ndeshje bamirësie. Sa për rezultatin nuk mendoj se ja vlen ta komentoj pasi ishte gjëja më pak e rëndësishme në këtë mbrëmje gala. E rëndësishme ishte që në stadium të ishin sa më shumë njerëz dhe mendoj se ndeshja e përmbushi misionin e saj" 35 MIJNE SPEKTATORE / EUROT PER AFRIKEN Stadiumi "Velodrome" i Marsejës nuk ka qenë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal prej 61 mijë vendesh, megjithatë sipas Cnës të 35 mijë të pranishmit janë një kuotë mjaft e mirë në një takim me të tillë mision. "Stadiumi nuk ishte vërtet plot, por 35 mijë spektatorë nuk janë pak. Për këtë dua t'i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë në stadium. i falenderoj pasi me këto para do të bëjmë dicka të mirë për njerëz që janë në nevojë në Afrikë. Me sa di këto para do të shkojnë diku në Etiopi ose në Eritrea, zona me popullsi shumë të varfër dhe në nevojë. Në fund të fundit ky është misioni që e kam pranuar me kënaqësi dhe është vërtet e bukur të ndihmosh njerëzit",- ka deklaruar Lorik Cana. BATUTAT PER RONALDON Të gjithë janë mësuar që sa herë luan Loriku, patjetër do të ndodhë dicka. Por, në ndeshjen e së hënës në mbrëmje nuk ka ndodhur asgjë. Mesfushori i kombëtares shqiptare i ka kursyer këmbët e kundërshtarëve përfshirë këtu edhe Ronaldon të cilin e ka patur kundërshtar. Gjithsesi nuk ka harruar të theksojë se i është dashur të punojë ca si shumë në mesfushë për të kompesuar "pleqtë". "(Qesh) Pse kaq i keq jam vërtet? (Qesh sërish) Natyrisht që nuk është se do të luaja fort në këtë takim. Ronaldo? Nuk kisha arsye për të luajtur në maksimum, kjo ndehsje kishte të tjera qëllime. Madje të luash përkrah kamionëve të tillë është një kënaqësi më vete. Megjithatë edhe pak i lodhur jam. Në mesfushë kishim ca "pleq" dhe mu desh mua dhe Lisin (mesfushori i Atletikos së Madrisit) që të punonim më shumë për të kompesuar dicka. Por, mund të them se e kam bërë me qef një gjë të tillë. Kanë qenë vërtet 45 minuta të mrekullueshme. Më pas të gjithë kemi qenë në ftuar në një mbrëmje pas ndeshjes ku gjithcka ka shkuar mjaft mirë",- ka deklaruar mesfushori i kombëtares shqiptare. MISIONI i ARDHSHEM KOSOVA ENDRRA E LORIK CANES TE COJË YJET NE PRISHTINE Një mission është mbyllur me sukses. Por, lufta kundër varfërisë vazhdon dhe për ambasadorët e UNDP-së (Zidan, Ronaldo, Cana and CO) tashmë në horizont del detyra e radhës, që mund të jetë vërtet një mrekulli, pasi lakohet emri i Kosovës. Ëndrra e madhe e Lorik Canës është që të cojë në Prishtinë yjet e botës, megjithatë deri atje rruga është e vështirë. Shumë pengesa, megjithatë Loriku shprehet e bindur një ditë të gjithë yjet do të mblidhen në kryeqytetin e Kosovës për të ndjekur nga afër ata që i kanë shijuar vetëm nëpërmjet televizionit. Për Ronaldon nuk do të jetë hera e parë që shkel në Kosovë, por këtë herë duket se do të shkelë me kostumin e futbollistit. "Kjo ndeshje ishte dicka me të vërtetë e mrekullueshme, por ëndrra ime është të coj një mission të tillë në Kosovë, në Prishtinë. Të them të drejtën një gjë të tillë, idenë për organizimin e një ndehsje të tillë bamirësie në Kosovë e kam hedhur prej kohësh. Madje e kam diskutuar edhe me Ronaldon, Zidan dhe Drogba, por deri atëherë të shohim. Ka ende kohë për këtë dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, pasi janë disa pengesa. Por, ëndrra është që këta yje të zbresin në Prishtinë. Ndoshta dita nuk do të jetë e largët por për këtë më mirë të presim. Edhe organizatorët e kanë të qartë idenë time, por jo cdo gjë varet nga ne",- ka deklaruar mesfushori i kombëtares kuqezi. Cana-Sharapova së bashku në misionin e radhës Nuk dihet vendi. As koha. Por, në misionin e ardhshëm të yjeve nga sfera të ndryshme që janë angazhuar në luftën kundër varfërisë pritet një dyndje e madhe. Edhe këtë herë Lorik Cana nuk mund të mungojë. Ambasadori ynë në UNDP për luftën kundër varfërisë nuk ka harruar të bëjë të ditur se misioni i ardhshëm do të përfshijë jo vetëm sportistë, por edhe këngëtarë, artistë etj, duke i dhënë këtij misioni formën e një shoë gjigant. Cana do të jetë, së bashku me yjet e tjerë. Por, këtë herë yjeve të sportit do t'i bashkohet edhe tenistja numër një në botë, Maria Sharapova. Ylli i tenisit botëror të femrave do të jetë përkrah yllit të kombëtares shqiptare në paradën e ardhshme në luftën kundër varfërisë. "Nuk di cfarë të them më shumë për miasionin e ardhshëm, pasi ende nuk është përcaktuar vendi. Por, di të them se misioni i ardhshëm do të marrë përmasat e një spektakli ku të ftuar do të jenë jo vetëm futbollistë, por edhe yje të tjerë të sportit, kinemasë, muzikës" L.Seferkolli ZIDANE FITON NDAJ RONALDOS NË NDESHJEN E BAMIRËSISË Zidane dhe Ronaldo ku dikur ishin shokë skuadre te Real-Madriti, kanë luajtur duke formuar secili ekipin e tyre ku ka qënë i pranishëm edhe lojtari ynë i kombëtares Lorik Cana. Ndeshja ka përfundur me rezultatin 6-2 në favor të skuadrës kryesuar nga Zidan. Lojtari ynë i kombëtares është aktivizuar gjithë pjesën e parë dhe ka kryer një paraqitje mjaft të mirë. Qëllimi i kësaj ndeshje ishte mobilizimi i publikut për të kontribuar për luftën kundër varfërinë në botë. DROGBA QË NGA JANARI AMBASADOR i UNDP Lojtari nga Bregu i Fildishtë Didier Drogba është zgjedhur ambasador i UNDP dhe do të përfaqësojë Afrikën. Drogba ishte i pranishëm në ndeshjen e djeshme midis skuadrës së Zidane dhe asaj të Rolandos. Futbollisti e ka marrë këtë "cmim" nga drejtori i kësaj organizate, zoti Odile Sorgho-Moulinier. "Unë nuk e harroj origjinën time" ka deklaruar Drogba i cili nga Janari do të përfaqësojë kontinentin Afrikan për të luftuar varfërinë në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›