E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja fiton 6-0 testin me Olimpik

Albania-sport- Kombëtarja A fitoi lehtësisht 6-0 testin e kontrollit me skuadrën modeste Olimpik Tirana, në takimin e zhvilluar sot në "Selman Stërmasi".
Pjesa e parë përfundoi 1-0 me golin e bukur të realizuar nga sulmuesi i Karlsruhes, Edmond Kapllani.
Image Hosted by IMGLOAD.com
Në të dytën shënuan më radhë Hamdi Salihi (SV Ried, Austri), Besart Berisha (Hamburg, Gjermani), Alban Bushi (Apolon Kallamarja, Greqi) me penallti, Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipëri) dhe sërish Alban Bushi.
Takimi u gjykua nga gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci.
Slavko Kovacic i cili drejtoi këtë takim nën asistencën e Shpëtim Duros dhe Foto Stakoshës hodhi në fushë nga minuta e parë këtë 11-she: Isli Hidi(portier); në mbrojtje: Armend Dallku, Arjan Pisha, Nevil Dede, Alyin Haxhi; në mesfushë Klodian Duro, Altin Lala (kapiten i ekipit), Lorik Cana, Devi Mukaj dhe në sulm Erjon Bogdani i shoqëruar nga Edmond Kapllani.
Në pjesën e dytë ekipi u ndryshua thuajse komplet dhe kroati 57-vjecar hodhi në lojë: Enea Koliqin (portier), Blerim Rrustemin, Erjon Xhafën, Jahmir Hykën, Debatik Curri (nuk luan me Slloveninë), Alban Bushin, Besart Berishën, Hamdi Salihin dhe Xhevair Sukaj.
Takimi i cili u zhvillua në një kohë të keqe me shi dhe erë u ndoq nga rreth 1000 shikuesë, ku nuk munguan figura të njohura të futbollit shqiptar, si trajnerë dhe specialistë të futbollit.
Pas takimit ekipi shqiptar u nis për në Durrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›