Cana: Sanderland synon të jetë në Top 10

Kosovari Lorik Cana, i cili javën e kaluar kaloi te skuadra e Sanderlend-it, synon që në edicionin e tij të parë në Premier League me skuadrën e tij të re të jetë në mesin e 10 skuadrave të para në renditje. Sanderlend-i është përforcuar këtë javë edhe me sulmuesin me ngjyrë Darren Bent që vjen nga Tottenham për 13 milionë Paund. "Vitin e kaluar ka qenë shumë vështirë për këtë skuadër, por sivjet ka trajnerin e ri dhe futbollistë të rinj. Ne do të mundohemi të japim maksimumin dhe mendoj se do të jemi në Top 10", ka pohuar Cana në një intervistë për BBC.Lorik Cana u aktivizua që nga minuata e parë në miqësoren e zhvilluar mbrëmë ndaj Peterborou dhe të fituar nga Sunderland 2-0.