E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, autoritetet asgjesojnë 7.5 ton kokainë

Autoritetet meksikane dogjën rreth 7.5 ton kokainë të konfiskuar në korrik në Oqeanin Paqësor.
Kjo ngarkesë e çon në 25 ton sasinë totale të kosfiskuar në Paqësor gjatë vitit të kaluar.
Autoritetet e zbuluan drogën kur ata ndaluan 2 anije në oqean më 18 dhe 19 korrik, tha zëvendës admirali I flotës detare Jose Maria Ortegon Cisneros.
Ortegon shtoi se ka një vrojtim të vazhdueshëm në Oqeanin Paqësor për trafikimin e drogës I cili kohët e fundit është përforcuar.
Ai tha se nuk ishte në dijeni për destinacionin e kokainës, por sipas tij ka zëra mund të ketë ardhur nga bregu Oaxacan në Kolumbi.
Tre meksikanë dhe dy kolumbianë u arrestuan gjatë operacionit.
Dhuna e drogës ka shkaktuar mijëra të vdekur në Meksikë. Të premten në darkë të 244 persona u vranë në Ciudad Juarez gjatë korrikut, duke regjistruar numrin më të madh të viktimave mujore në qytetin kufitar, që nga viti 1911 gjatë revolucionit Meksikan dhe një rritje prej 100 % më krahasim me një vit më parë, sipas gazetës "Norte de Ciudad Juárez", e cila mban të dhëna të përditshme.
Ndërkohë administrate e Presdientit Felipe Calderon mbojti strategjinë e saj për të luftuar kartelet e fuqishme të drogës, por sinjalizoi se ajo do të bëjë disa përshtatje sipas nevojës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›